Një aksident është regjistruar këtë në dielë në aksin rrugor Fier- Kallm. Mësohet se një automjet “Fiat Punto” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.
Fatmirësisht, drejtuesi ka mundur të dalë nga automjeti duke mos pësuar dëmtime të rënda. Në vendgjarje ndodhet policia dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Advertisement