
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 persona. Bëhet fjalë për 3 vajza që udhëtonin me një makinë BMË, dhe një djalë që ishte shofer i makinës tjetër që u përfshi në aksident.
Advertisement
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentin.
Advertisement