
Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, në Lushnjë. Një automjeti tip ‘Benz’ ka aksidentuar një 65-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e plagvë të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë.
Advertisement
“Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.