Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Policia raporton se viktimë ka mbetur një e mitur.

Në njoftimin zyrtar theksohet se e mitura, vetëm 8 vjeç, është nga Sllovakia. E ndjera, pas përplasjes, është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";