Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.
Policia bën me dije se një automjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç. Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Advertisement
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.