Aksident me një të plagosur në Korçë/ 27 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, dyshimet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me një të plagosur në Korçë/ 27 vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, dyshimet e para

Aksident me një të  plagosur rendë në aksin rrugor Zvezdë-Zemblak. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm në afrësi të kryqëzimit të fshatit Golloberdë ku një furgun mallrash që drejtohej nga një 27 vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

 

Përplasja ka qenë aq e fort sa drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Korçës.

 

Advertisement

Sipas ekspetëteve të qarkullit rrugor 27 vjeçari ka qenë duke udhëtuar nga Zvezda në drejtim të Zemblakut kur papritmas mjeti nga krahu e djathtë i rrugës ka kaluar në anën e kundërt dhe pasi është përplasur  me sinjalistiken e rrugës është përmbysur duke sjell dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit, i cili sipas policisë ka qenë duke udhëtuar i vetëm.

 

Edhe për ekspertët 27 vjeçari në momentit e aksidentit nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë duke levizur me shpejtësi dhe në ato çaste ka qenë duke përdor telefonin

 

Advertisement

Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy