Aksident me 1 të vdekur në aksin rrugor Korçë- Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht. Mësohet se mjeti i tonazhiot të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

 

Burime të siguruara pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale, ndërkohë që Vaskë Çunoti drejties i mjetit të tonazhot të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor. Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje e mjetit të vogël me mjetin e tonazhot të rëndë. Nga përplasja mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët, zjarr që është shuar nga shërbimi zjarrëfikës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Goditja ka qënë aq e fortë sa 62-vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shoqëruar në komosariat drejtuesin e tonazhit të rënde për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.