Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ndërsa nga përplasja e tre automjeteve që drejtoheshin nga Valentin Doda, Sebastian Pervathi dhe Bardhok Marku, ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Advertisement
Marku është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Lezhë / Informacion paraprak
Në lagjen “Gurra” në qytet Lezhë, janë përplasur 3 automjete.
AdvertisementSi pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. M. i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Advertisement