
Një aksident i trefishtë u regjistrua pasditen e kësaj hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 30-vjeçar, u përplas me një mjet tjetër “Benz”, në timonin e të cilit ishte një 40-vjeçar, dhe një makinë tjetër “Fuoristradë” që kishte si shofer një 57-vjeçar nga Shkupi.
Advertisement
Si pasojë e përplasjes u plagosën dy pasagjerët e mjetit tip “Fuoristradë” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”. Ata ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.