![Aksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën pasagjeri 20-vjeç](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/makina-aksident-697x400.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku ka humbur jetën një 20 vjeçar.
Bëhet me dije se i riu me inicialet A.K., po udhëtonte në makinë me shokun e tij, 20-vjeçarin me inicialet O.S. i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.
Advertisement
Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, i riu me inicialet A.K humbi jetën, teksa shoferi është arrestuar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet.