Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Lazarat.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije paraprakisht se shoferi me inicialet K.A i automjetit tip “Benz” Gj 9237A ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Mësohet se shoferi është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastres pasi është lënduar ne koke.
Advertisement
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit .