TIRANË – Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se rreth orës  05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeç.

Kjo e fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv