![Aksident i rëndë në Itali/ Ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/10/image34-660x330-1.jpg)
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Pievaiola në Corciano.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë ‘Alfa Romeo’ me të cilën udhëtonin 3 persona.
Advertisement
Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.
Advertisement
Makina u përplas me barrierat anësore të rrugës. Por përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçarin shqiptar. Dy të tjerët mbetën të plagosur.
Advertisement
Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia që nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.