Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig, ku si pasojë ka ndërruar jetë një i mitur dhe është lënduar vëllai i tij.
Mësohet se dy vëllezërit po udhëtonin udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt.
Nga shpejtësia e madhe mjeti tip ‘BMW’ ka marrë përpara disa metra të barrierës mbrojtëse e cila ka hyrë brenda mjetit, duke i shkaktuar plagë të shumta 15 vjeçarit, që ndodhej në sedilien e pasagjerit.
Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyre në reaminacion ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeri është ndarë në disa pjesë.
Ekpertët e qarkullimit rrugor mendojnë paraprakisht se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara e ka pasur të vështirë të mbajë mjëtin nën kontroll dhe për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.