![Aksident i rëndë në Berat/ Humb jetën fëmija 4 vjeçar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/01/makina-aksident-697x400.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat ku një i mitur ka humbur jetën.
Policia bën me dije se rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Advertisement
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.