“Akademia e barinjve nuk shton numrin e blegtorëve, fermeri në krizë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Akademia e barinjve nuk shton numrin e blegtorëve, fermeri në krizë”

Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se do të hapet një akademi barinjsh.

 

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë që bëri goxha bujë, fermeri Ervin Resuli, i ftuar në “Quo Vadis” gjykon se ngritja e kësaj akademie nuk e shton numrin e blegtorëve në vend.

 

Advertisement

“Bujqësia dhe blegtoria nuk është kambanë alarmi sot. Në periudhën 2016-2020, ne kemi përgjysmim të kafshëve bujqësore, çka do të thotë se blegtoria ka një problem shumë ta madh, ditën që bie, do shumë kohë për t’u rikthyer dhe për t’u ngritur në atë nivel. Është shumë e ëvshtirë që një fermer ta largosh nga fshati dhe ta rikthesh prapë. Të bëjë edhe universitet, nuk e kthen dot më në fshat, në atë lloj habitati. Harrojmë që bujqësia dhe blegtoria, përpos nevojave që plotëson për familjen e fermerit ose blegtorit, ka brenda edhe një linjë pasioni, të cilin nëse nuk e ke nuk e bën dot më asnjëherë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy