Ahmetaj reagon nga arratia: SPAK është prekur nga strategjia e “deles së zezë”, urrejtje e pajustifikuar personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ahmetaj reagon nga arratia: SPAK është prekur nga strategjia e “deles së zezë”, urrejtje e pajustifikuar personale

Ish-zëvëndëskryeministri, Arben Ahmetaj ka vijuar sagën e reagimeve nga arratia, duke ngritur disa pyetje ndaj drejtësisë në vend. Ai shprehet se po tentojnë që ta përdorin si “delen e zezë”, ndonëse fajësia e tij ende nuk është provuar.

 

“Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë”, thotë ai.

 

Advertisement

Ahmetaj mohon në mënyrë kategorike të ketë shkelur ligjin, ndërsa atë që ai i referohet si gjyq publik, aludon se mund të rrjedhë si tendencë apo urrejtje e pajustifikuar personale.

 

“Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!”, shprehet ai.

 

Advertisement

Ahmetaj ka parashtruar në postimin e tij edhe argumentet që sipas tij e provojnë se nuk ka shkelur ligjin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy