Burime pranë SPAK konfirmojnë se ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj po merret në pyetje në cilësinë e personit nën hetim. Ahmetaj po hetohet nga SPAK për mos deklarim apo fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës.

 

 

Marrja në pyetje vjen 9 muaj pas nisjes së veprimeve hetimore dhe 5 muaj pas procedimit penal në emër të tij për katër veprat penale të sipërpërmendura dhe kjo është hera e parë që Ahmetaj mbërrin në në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Bashkë me të mbërriti edhe avokati i tij Henrik Ligori, ç’ka nuk përjashton mundësinë e komunikimit të akuzave zyrtarisht pas marrjes në pyetje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Në prill të 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros preventive një vilë në Hamallaj e një në Palasë, të cilat janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj. Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë, e ish-bashkëshortes, Albina Mançka dhe një në Hamallaj, në pronësi të partneres aktuale, Erjola Hoxha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";