Jashtë rendit të ditës, debati në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës po bëhet për çështjen e Arben Ahmetajt.

 

Partia Demokratike kërkoi që heqja e imunitetit të tij si deputet, për t’i hapur rrugë më pas arrestimit siç ka kërkuar prokuroria, të bëhet pjesë e diskutimeve të ditës dhe të mos shtyhet për të hënën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Socialistët u akuzuan se e kanë ndihmuar Ahmetajn të largohet nga vendi para se SPAK të depozitonte në Kuvend kërkesën për arrestim.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Në vend se të ndalemi e të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo masë, e servirët se i njeriu i suksesit, e informoni që të ikë. Katër orë para se t’i vinte parlamentit njoftimit, e përcolle ti Damian atje apo jo. Më thuaj pak këtu. Po të pyes? Ca është ky reagim mor. I the ti apo jo, e njoftove që të ikë. Në vend se të dilni këtu kokulur, të kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari?”

 

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi zbuloi përpjekjet që sipas tij, Ahmetaj po bën për të prishur provat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET I PD

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është ajo që tha dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e rij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe po kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzaktësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar.”

 

Në kundërpërgjigje, ministrja Elisa Spiropali tha se rasti i Arben Ahmetajt nuk duhet të trajtohet politikisht, por të lihet drejtësia të bëjë punën e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ELISA SPIROPALI

 

“Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën gjyqin poltik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë. Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Për shkak të tensioneve dhe toneve të ashpra, seanca parlamentare u ndërpre për disa minuta pushim.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";