Deputetja e PD, Jorida Tabaku është sot ndalur sërish në aferën e inceneratorëve.
Në një konferencë për mediat, ajo tha se kanë fakte e dokumente të tjera që implikojnë më shumë persona në këtë aferë, e këto, do i bëjnë publike përmes medias.
Sipas Tabakut, bashkë me ish-ministrin Lefter Koka, duhej të kallëzohej penalisht edhe kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
“Pse kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është para drejtësisë. Pse nuk është Ahmetaj në hetim, po Gjiknuri? Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës. Vlera reale e inceneratrit të Tiranës është 300 mln euro. Unë kam pamjet e brendshme të inceneratorit të Tiranës, mi kanë dërguar punëtorët, aty s’ka asnjë makineri, ajo është një landfill. Në kundërshtim me ligjin Veliaj ka dhënë vendimin e tij personal për Bashkinë e Tiranës duke marrë përsipër bashkitë e tjera të qarkut, për të cilat ai nuk kishte mundësi vendimmarrje. Nuk kishte se si të ishte vendimmarrje personale. Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme. Unë këtu përmenda disa nga faktet kryesore. Siguroj që ka dosje të mëdha voluminoze.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ne kemi marrë informacione që të njëjtin fat të Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i kryeministrisë dhe tre ministra. SPAK-u se ka hetuar të plotë këtë aferë. Në ditët në vijim do të bëjmë publike këtë aferë. Mburojën politike që PS i dha dje me votën kundër, ne do e bëjmë tranpsarente nëpërmjet jush. Është fatkeqësi e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat. Ato janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament. Unë nuk e di se përse nuk po procedon SPAK-u. Firmat e Bllakos janë të qarta, implikimi familjar për pagesën e personave të familjes së tij janë të sakta. Edhe në rastin e Elbasanit janë persona të tjerë që hetohen. Edhe për çështjen e ruajtjes së hetimit, SPAK-u të procedonte me të gjithë njëkohësisht e së bashku me Kokën të shkonin para drejtësisë edhe persona të tjerë”, tha Tabaku.