Partia Demokratike ka paditur në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar provat që ka paraqitur PD sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e ngjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit.
“Në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncensinin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i këkronte mendim sipas rregullit.
APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësis sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Në përgjigje APP thotë “ Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese.”