Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se ashtu si në inceneratorin e Elbasanit, edhe në Fier e në Tiranë ka kompani fiktive të krijuara për të përfituar para nga inceneratorët.
Sipas Tabakut, afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 10% dhe ka informacione të tjera që do PD do t’ja vendosë në dispozicion SPAK.
Deputetja demokrate tha se nuk janë të kënaqur me arrestimin e Lefter Kokën, dhe se nuk duhet të mbyllet me ish-ministrin e Mjedisit , por të vazhdojë edhe më të tjerë.
“Departamenti anti-korrupsion në PD në 2015 tha se po ngrihet një procedurë koncesioni nga asgjëja. Pse nuk janë para drejtësisë, ministrat, zyrtarë të lartë të PS-së dhe persona të përfshirë në këtë proces.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Krimi më i madh është për inceneratorin e Tiranës. Përfaqësues të PD-së kanë shkuar atje dhe kanë treguar se çfarë po ndodh, jemi sulmuar në mënyrë mafioze dhe kriminale. Kontrata e inceneraorit të Tiranës sipas KLSH shkon nga 79 mln euro në 400 mln euro. Është kontrata më abuzive. Ashtu siç janë hapur kopani fiktive për inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ishte Lefter Koka, ashtu është hapur edhe për Fierin dhe për Tiranën.
Alqi Bllako deputet i PS-së, familja e tij ka marrë para si nënkontraktor. Megjithëse emra të ndryshëm i bashkon një zyrë, një zyrë që sot i janë vënë çelsat. Afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 1/10 e saj. Kemi informacione pafund, që do t’ja vendosim në dispozicion edhe SPAK. S’ka ambicie kush e heton, por të çohen para drejtësisë ato që kanë përfituar nga kjo aferë. Nuk jemi të kënaqur me Lefter Kokën, nuk duhet të mbyllet me Lefter Kokën por të vazhdojë edhe më tej.’- tha Tabaku.