Afera e inceneratorëve/ Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afera e inceneratorëve/ Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se afera e inceneratorëve ndahet në grupime.

 

E para sipas tij, janë qytetarët dhe Partia Demokratike që po mundohet të zbulojë këtë aferë. Në grupin e dytë ai futi Partinë Socialiste që sipas tij, po mundohet me çdo kush të mos zbulohet të dhëna.

 

Advertisement

Në grupin e tretë Basha tha se bën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas tij po bën opozitë për opozitën.

 

“Është një ndarje domethënëse në tre grupe. E para janë shqiptarët, sepse me paratë e atyre është bërë afera. Bashkë me to janë edhe PD, se është insistuar shumë të mbyllet. Sa herë vijnë dëshmitarët aty, anëtarët socialistë pengojnë, duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen dëshmitarëve me lloj-lloj sebepesh vetëm e vetëm që të mos bëhet transparencë. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogarinë e tyre, në fakt nuk janë pronarët e vërtetë. Pronarët janë qeveritarët, nuk është Koka, por janë gjysma e kabinetit dhe kreu i qeverisë.

Ky është grupi i parë, opinioni publik dhe PD. Grupi tjetër janë ata që janë kapur me presh në duar. Një pjesë e kupolës së qeverisë, të cilët sa herë që ne denoncojmë janë të porositur të flasin për çfarëdo që u vjen në mendje për të hequr vëmendjen nga kjo aferë. Faktori i tretë nuk është pjesë e PS, por si në fjalor e qëllime janë të njëjtë, duan të zvogëlojnë zbulimin e kësaj afere. Kemi të bashkuar ata që janë të kapur në aferë, me një pjesë tjetër që i thotë vetes opozitë, e bën opozitën e opozitës. Që ka dalë sot para jush ja 3 herë edhe aty në sallë. Ai ngre pretendime, akuza, për të hequr vëmendjen nga kjo aferë. E nga ana tjetër është PD”, tha Basha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy