Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Më datë 8 maj të vitit 2018, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.

Ismailaj u dënua për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.

Aso kohe, ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilën nuk e kishte kryer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.

Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit të tij./vizionplus.tv/