Afatet për zgjedhjet e Presidentit/ Alibeaj: Me 10 maj të nisë procesi për zgjedhjen, jo raundi i parë i votimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afatet për zgjedhjet e Presidentit/ Alibeaj: Me 10 maj të nisë procesi për zgjedhjen, jo raundi i parë i votimit

Ka nisur mbledhja e Konferencës së parë të Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe përcaktohet data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

 

Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar afatin e propozuar nga mazhoranca për nisjen e raundit të parë të procesit të zgjedhjeve për presidentin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka propozuar që data për nisjen e raundit të parë të procesit të zgjedhjes së presidentit të jetë data 24 maj.

 

Advertisement

“Sot 4 maj do konsiderohet momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit dhe se data 10 Maj për nisjen e procesit të raundit të parë. Ne nuk jemi dakort”, tha Alibeaj, ndërsa shprehet se propozimi i tyre është që raundi i parë të nisë në 24 Maj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy