Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmon se nuk është prekur nga rënia globale e sistemeve kompjuterike.
Por edhe pse sistemi i aeroportit është funksional, pasagjerët njoftohen se mund të përballen me ndryshime të orareve të fluturimeve.
“Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve, si për mbërritjet, ashtu edhe për nisjet në Aeroportin e Rinasit.
Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës”, njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Problemet me sistemin, sipas shoqatës së bankave, nuk kanë prekur as sistemin tonë bankar dhe as shërbimet e tjera. /vizionplus.tv