Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë pasagjerët të cilët kanë rezervuar biletë udhëtimi ditën e nesërme, se duhet të paraqiten në aeroport 4 orë para fluturimit, në mënyrë që të mos rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
Kjo vjen në kuadër të masave të marra në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet nesër.
Advertisement
Njoftimi:
TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.
AdvertisementKjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre