Një adoleshent 17-vjeç ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.
Policia njofton se adoleshenti kaplagosur me thikë një 20-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.
I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.
AdvertisementSekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.
Advertisement17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.