Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ilir Beqajn, teksa masa sigurie janë dhënë edhe për të akuzuarit e tjerë.
Në burg është lënë gjithashtu Ermal Kurtulaj, teksa Elton Marini dhe Alfred Nikolli janë lënë në arrest shtëpie. Detyrim paraqitje është dhënë për Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.
Seanca filloi që në orën 12:30 me dyer të mbyllura, ndërsa Ilir Beqaj ka kundërshtuar akuzat se ka kryer korrupsion me fondet e BE kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Koordinimit të Ndihmës së Huaj.
Ilir Beqaj u arrestua të enjten në mëngjes për korrupsion, mashtrim dhe fshehje të pasurisë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka përfituar miliona lekë me tendera të paracaktuar dhe me fatura fiktive, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë shteterore e programimit strategjik dhe koordinimit te ndihmes.
Veç Beqajt, në pranga ranë edhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ishte emëruar nga Beqaj si koordinatori i një projekti të financuar me fondet e Bashkimit Europian.
Masat e sigurisë:
Arrest në burg
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Arrest në shtëpi
Elton Marini
Alfred Nikolli
Detyrim paraqitjeje
Bledar Leka
Bjona Zijaj