Abuzuan me fondet e Frontex, Prokuroria e Korçës: Policët e pezulluar përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzuan me fondet e Frontex, Prokuroria e Korçës: Policët e pezulluar përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false

Ditën e djeshme, 3 korrik, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi 19 masa sigurie ndaj 19 punonjësve të policisë dhe 2  përfaqësuesve të operatorëve të hotelerisë. Punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të Frontex.

Prokuroria e Korçës zbuloi sot se janë përfituar mbi 500 mijë euro me fatura fiktive.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë firmosi vendimet për pezullimin nga detyra të efektivëve me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Ndërkohë që dy të tjerë, përfaqësues të subjekteve tregtare janë nën hetim për Veprën Penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’

Advertisement

Dyshohet se këto shuma u përfituan me fatura fiktive për dieta ushqimore dhe fjetje në hotel.

“Në vijim të hetimeve dy vjeçare të kryera në kuadër të procedimit penal nr.32 të vitit 2022 nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim. Nga hetimet rezultoi se për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur, punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë.

Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Masat e sigurisë për efektivët dhënë nga gjykata e Korcës

Advertisement

1.Behar Tafa, asistent në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

2.Arben Joco, asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

3.Andon Marko, asitent në zyrën ndihmëse në DVP Elbasan, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

4.Shpëtim Ahmetaj, shef Sektori në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Advertisement

5.Eranda Murataj, specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

6.Edi Spaho, trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

7.Sandril Hyska, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

8.Andri Ibro, specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Advertisement

9.Endri Duro, ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

10.Markeljan Murati, trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

11.D.B, ndihmës specialist, kontrollor: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

12.Denjon Myteberi, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Advertisement

13.E.A. Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

14.Gerdi Haxhija, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

15.Ledion Xhafi, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

16.M.A. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Advertisement

17.Fisnik Mahmutllari, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

18.Denis Agolli, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

19.Ana Ismaili, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

20.Anesti Thanati,  përfaqësues i subjektit tregtar me Hotel Valendina, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K.Penal;

Advertisement

21.Genci Çakërri, përfaqësues i subjektit tregetar Genci Petrol, Bilisht, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 I K.Penal”, njofton prokuroria Korçë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy