Abuzimi me tenderat/ Lihet në burg nënkryetari i bashkisë Lushnjë dhe drejtori i Prokurimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzimi me tenderat/ Lihet në burg nënkryetari i bashkisë Lushnjë dhe drejtori i Prokurimeve

GJKKO ka lënë në burg nënkryetarin e bashkisë së Lushnjes Gentian Nushi dhe drejtorin e Prokurimeve, Leonard Sefa, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

 

Nushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

 

Advertisement

Ndërkaq, drejtori i Prokurimeve akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

 

Kujtojmë që më herët, në korrik të këtij viti u arrestua kryetari i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy