Abuzimi me të miturit/ Psikologia ngre alarmin: Në rastet e incesteve, abuzuesit i bëjnë shpëlarje truri fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzimi me të miturit/ Psikologia ngre alarmin: Në rastet e incesteve, abuzuesit i bëjnë shpëlarje truri fëmijëve

Rastet e abuzimit me të miturit kohët e fundit kanë ngritur alarmin në vendin tonë.

Psikologia Redina Sulstarova e ftuar në emisionin “Quo Vadis” ka theksuar se janë rritur rastet e denoncimeve të këtyre rasteve, ndërsa nënvizon se ka edhe shumë raste të tjera të cilat nuk denoncohen.

Sipas saj, rastet më të përhapura janë incestet të cilat denoncohen më pak.

“Fatkeqësisht kemi shtim të rasteve të denoncuara, por ka edhe shumë raste të tjera të cilat nuk denoncohen kurrë.
Kemi rastet e incesteve që janë ato më të rrallat për tu denoncuar. Kemi rastet e mësuesve dhe personave që kanë një lloj autoriteti ndaj të miturve. Ka disa lloje abuzuesish. Në rastet e incesteve abuzuesit bëjnë shpëlarje truri, punojnë fort, me vite të tëra që vajza të besojë që marrëdhënia e tyre është shumë speciale. Vetë vajzës i krijohet ideja që marrëdhënia mes saj dhe babait është shumë e veçate”, u shpreh Sulstarova.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy