Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është lënë në burg me vendim të SPAK. Së bashku me të, masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua edhe për zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

 

Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Përmes këtyre përgjimeve, SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës. Gjithashtu, kryebashkiaku i Bulqizës, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";