Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR/ Prodhuesit: Paratë e BE-së shkojnë për klientët e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR/ Prodhuesit: Paratë e BE-së shkojnë për klientët e qeverisë

Shqetësimet e sektorit bujqësor dhe blegtoral në Shqipëri, problematikat e vazhdueshme të fermerëve në lidhje me përthithjen e fondeve publike, si dhe akuzat për keqmenaxhimin e programeve mbështetëse të Bashkimit Europian, ishin në fokus të panelit të emisionit Quo Vadis.

 

Zv/Ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, vlerësoi si pozitive mbështetjen në rritje për kompanitë dhe fermerët gjatë viteve të fundit, çka sipas tij i ka dhënë efektet tek rritja e konsiderueshme e eksporteve. Mirëpo, përfaqësues të sektorit bujqësoro-blegtoral të pranishëm në studio u ankuan për mungesë transparence dhe abuzime në ndarjen e parave që vijnë nga programet mbështetëse të BE-së.

 

Advertisement

Ervin Resuli, Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit tha se Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është kthyer në një vatër skandalesh dhe abuzimesh, pasi fondet shkojnë në duart e një grushti njerëzish, klientë të qeverisë, duke injoruar fermerin e thjeshtë.

 

Ish-Ministri i Bujqësisë, Panariti, shtoi se është e domosdoshme të mbështetet biznesi i vogël në bujqësi dhe blegtori, si mundësia e vetme për të ndaluar shpopullimin e vendit. Ai tha se mbështetja e qeverisë për bujqësinë është shumë më e vogël, krahasuar me atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

Advertisement

25 milionë euro të alokuar si buxhet për bujqësinë është qesharak. Nuk mund të prodhosh asnjë lloj impakti me një masë të tillë financiare e cila është 5-6 herë më pak se Kosova dhe gati 10 herë më pak sesa Maqedonia e Veriut, pa llogaritur BE, që nuk kemi krahasim.Këto janë skema që i kemi parë edhe më përpara. Lançon skemën, i fton dhe pastaj gjen ato truket jo ka gabuar në aplikim, nuk kualifikohesh, nuk je i përzgjedhur këtë herë, kurajo provo edhe një herë tjetër. Kjo masë financimi rrudhet duke vendosur pragje, që nuk merr parasysh realitetin e fermave blegtorale. Është vënë një prag që duhet të kesh jo më pak se 10 krerë lopë e jo më pak se 100 krerë dele e dhish. Nëse do shikosh profilin, 70% e tyre nuk e kapin pragun. Këto shifra vijnë nga studimet.

 

Këtë vit, skema e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë kap shifrën 3.3 miliardë lekë, por më shumë sesa shuma, shqetësim shpesh herë janë burokracitë me të cilën përballen fermerët në aplikim dhe më pas tërheqjen në kohë të subvencioneve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy