Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri të ditur se deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet duke qënë në krah të ministrave të kabinetit.

 

Ishte vëtë Balla që e konfirmoi këtë lajm gjatë komunikimit me gazetarët pas mbledhjes se Grupit Socialist ku ne fokus ishte zbatimi me rigorizitet ne terren i Paketes se Rezistences Sociale qe u miratua nga qeveria pak dite me pare per te perballuar situaten per 3 muajt ne vazhdim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Deputetet e PS do ti bashkohen kolegëve ministrave në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj luft të zbatohen.