Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë televizive për ABC u bëri thirrje shqiptarëve në Ulqin që të lënë sherret dhe konfliktet mes tyre dhe në vend të kësaj të bashkohen për të zhvilluar komunën. Sipas Abazoviç, komuna është më e varfra në vendin e tij, pavarësisht se potenciali i saj është më i madhi. Madje sipas tij, Ulqini ka mundësi që të bëhet një “brand i madh europian”.

“E vetmja komunë në bregdet që është e varfër është Ulqini, potenciali i saj është më i madhi dhe është e vetmja e varfër.

Duhet me ndryshuar diçka, një frymë të re, nuk duhet me u marrë më me kritika, ne duhet me treguar se jemi gati me sjellë gjëra të mira për këtë komunë. Duhet me u munduar me u promovuar dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me disa gjëra minimale. Nuk jam arrogant të them që duhet menduar në mënyrë megallomane.

Por ky qytet, kjo komunë (Ulqini) ka mundësi me u bërë brand i madh europian dhe ajo duhet me qenë ambicia jonë. Ne kemi plane shumë të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kemi mundësi që të bëhemi një tren që ka me qenë një kompozim që gjithë zhvillimin e Malit të Zi ka me e drejtuar rreth BE-së. Kjo duhet të jetë ambicia jonë dhe jo të merremi me gjëra koti, parti, vende pune në komunë, me shamata mes nesh. Mendoj se ajo është një politikë që nuk ka sjellë kurrgjë.”- deklaroi Abazoviç.

Zv.kryeministri foli edhe për të metat e partive shqiptare, të cilat sipas tij në gjithë këto vite nuk kanë sjellë asnjë të mirë për avancimin e statusit të tyre. Abazoviç thotë se ata kanë nevojë për punë konkrete dhe jo për patriotizëm të rrejshëm.