Abazoviç sulmon Gjukanoviçin: Ke 12, 4 mln euro taksa pa paguar. Presidenti: Po mashtron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abazoviç sulmon Gjukanoviçin: Ke 12, 4 mln euro taksa pa paguar. Presidenti: Po mashtron

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar sot se presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç, i ka borxh shtetit 12,4 milionë euro në tatime.

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviç tha se ndoshta Gjukanoviçi për këtë shkak po fshihet prapa ngritjes së tensioneve, prapa deklaratave për identitet e të tjera. Por theksoi se “s’ka më të paprekshëm”.

Këtyre deklaratave iu kundërpërgjigj presidenti malazez, duke thënë se janë gënjeshtra dhe mashtrime.

“Deklarata e Dritan Abazoviçit se kam borxhe tatimore është gënjeshtër dhe mashtrim tipik. Si qytetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviçi nuk i ka borxh asnjë cent në tatime, apo në ndonjë bazë tjetër.

Advertisement

Është e vërtetë, dhe për këtë e di edhe opinioni, se për vite me radhë jam aksioner në kompaninë ‘Global Montenegro’, e cila si entitet juridik, dhe jo unë personalisht, nga një gabim i dukshëm i administratës së kompanisë, ka borxh në total prej 1,900 euro, e jo siç pretendon manipulimi: 12,4 milionë euro”, deklaroi Gjukanoviçi në disa cicërima në Twitter.

Më tej, presidenti malazez, i cili e humbi pushtetin pikërisht falë dhe partisë së Abazoviçit, duke formuar koalicion me partitë pro-serbe, e akuzoi këtë të fundit se po punon për “nacionalizmin serbomadh”.

“Ajo çfarë është më e keqja është se ai mendon që ne jemi mblesëtarë siç është ai, e ndoshta edhe shqetësimi im për identitetin dhe rrezikimin e Malit të Zi nga nacionalizmi serbomadh, të cilit ai i shërben, në të vërtetë është për shkak të borxhit fiktiv të taksave. Turp për Qeverinë e Malit të Zi”, u shpreh Gjukanovici.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy