Abazoviç pritet edhe nga Basha: Të ulim tensionet, koha për frymë evropiane në trevat tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abazoviç pritet edhe nga Basha: Të ulim tensionet, koha për frymë evropiane në trevat tona

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka zhvilluar këtë të premte një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimeve me Metën dhe Ramën, numri  dy i qeverisë malazeze është takuar edhe me liderin e opozitës.

Dritan Abazoviç dhe kreu i PD, Lulzim Basha e kanë vendosur theksin tek domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit dhe forcimi i rolit të faktorit shqiptar.

Në fillim ju përshëndes të gjithëve dhe tregoj një kenaqesi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi, por edhe në emrin tim personal zotërisë Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij. Unë sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë edhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në vizitë zyrtare në Tiranë, por absolutisht kam patur qejf që të takoj çdo subjekt politik i cili ka të bëjë me atë çka duhet me qenë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës sot më ka mirëpritur në selinë e Partisë Demokratike. Ne kemi biseduar gjera konkrete sfida të cilat i kemi patur në Malin e Zi para se të vinte ky ndryshim, sfida të cilat janë pak a shumë të njëjta. Duhet më tepër të përshtatemi normave Europiane, të jemi të sigurtë që atë që promovojmë duam dhe ta realizojmë në të vërtetë. Most e jemi ne disfavor në mënyrë se një anë promovojmë vlera universale dhe në anën tjetër promovuam vlera ballkanike. Besoj se koha është për një frymë te re europiane në te gjithë travat tona. Është shumë e vështirë, institucionet nuk janë tepër funksionale por pa marrë parasysh, detyra jonë si qytetarë, si kolegë, si politikanë, si njerëz të cilën e shohim të ardhmen në shtetet tona, nuk ka lidhje a i sheh në Mal te Zi a në Shqiperi apo në ndonjë shtet tjetër është të ndajmë maksimumin si të fusim pak më shumë etike në jetën politike. Pak më shumë të jemi të detyruar që të bejmë gjëra konkrete, mos të merremi me punë koti, mos të ngrëmë elektricitet në shoqëri qoftë brenda shteteve apo brenda një shteti, unë mendoj se me Shqipërinë nuk ka asnjë pyetje e cila është e hapur. Jemi dakordësuar se me Malin e Zi se deri tani ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë dhe shumë paqësore, miqësore, vëllazërore. Unë vet do të mundohem të jap një kontribut që ajo të jetë edhe në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen dhe në këtë drejtim mund të them se jam shumë i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë, në Republikën e Shqipërisë, jam shumë i kënqur. Edhe këtu përfundon vizita ime sa i përket Tiranës e cila ka mbetur edhe një vizitë tek ulqinakët e mi në Durrës dhe më tej do të përfundohet kjo ditë pune e cila për mendimin tim ka qenë shumë e suksesshme dhe më jep një frymëzim të mirë në të ardhmen. Gjithashtu unë e kam ftuar edhe zotin Basha por gjithashtu edhe kryeminsitrin edhe presidentin që sa më parë të vizitojnë Malin e Zi. Çdokush është i mirëpritur, mendoj se sezoni turistik është nis shumë suksesshëm edhe në Shqipëri edhe në Mal të Zi, e cila është një mënyrë të ulim tensionet edhe gjithë së bashku dhe të punojmë për të mirën e popujve qoftë të Shqipërisë, qoftë të Malit të Zi. 

Advertisement

 

Ndërsa Basha vlerësoi figurën e Abazovic si një politikan me pikëpamje evropiane.

 

Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na përbashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi europian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për tu antarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë. Ndaj dua ti uroj edhe personalisht për këtë vizitë të parë zyrtare në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike, sukses në misionin e tij fisnik, sfidues si zevendes kryeministër i qeverisë së Republikës së Malit të Zi dhe si një etalon i guximit për të modernizuar dhe vënë në funksion të qytetarëve politikën si një instrument ndryshimi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy