Abazoviç pas takimit me Bashën: Të bëjmë gjëra konkrete për të mirën e popujve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abazoviç pas takimit me Bashën: Të bëjmë gjëra konkrete për të mirën e popujve

“Të bëjmë gjëra konkrete, mos të merremi me punë koti”. Këtë deklaroi zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha gjatë vizitës në Tiranë, ku u takua edhe me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

“Jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në vizitë zyrtare në Tiranë, por absolutisht kam patur qejf që të takoj çdo subjekt politik i cili ka të bëjë me atë çka duhet me qenë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës sot më ka mirëpritur në selinë e Partisë Demokratike. Ne kemi biseduar gjera konkrete sfida të cilat i kemi patur në Malin e Zi para se të vinte ky ndryshim, sfida të cilat janë pak a shumë të njëjta. Duhet më tepër të përshtatemi normave Europiane, të jemi të sigurt që atë që promovojmë duam dhe ta realizojmë në të vërtetë. Mos të jemi në disfavor në mënyrë se një anë promovojmë vlera universale dhe në anën tjetër promovuam vlera ballkanike”.

Ai tha se është koha për një frymë te re europiane në te gjithë trevat tona dhe futja e etikës në politikën e vendeve.

“Besoj se koha është për një frymë te re europiane në te gjithë trevat tona. Është shumë e vështirë, institucionet nuk janë tepër funksionale por pa marrë parasysh, detyra jonë si qytetarë, si kolegë, si politikanë, si njerëz të cilën e shohim të ardhmen në shtetet tona, nuk ka lidhje a i sheh në Mal te Zi a në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër është të ndajmë maksimumin si të fusim pak më shumë etikë në jetën politike. Pak më shumë të jemi të detyruar që të bëjmë gjëra konkrete, mos të merremi me punë koti, mos të ngremë elektricitet në shoqëri qoftë brenda shteteve apo brenda një shteti, unë mendoj se me Shqipërinë nuk ka asnjë pyetje e cila është e hapur. Jemi dakordësuar se me Malin e Zi se deri tani ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë dhe shumë paqësore, miqësore, vëllazërore. Unë vet do të mundohem të jap një kontribut që ajo të jetë edhe në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen dhe në këtë drejtim mund të them se jam shumë i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë, në Republikën e Shqipërisë”.

Advertisement

Nga demokracia, politikat rajonale, objektivat e përbashkëta Shqipëri- Mal i Zi, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe integrimi europian i dy vendeve ishin temat ku ku përqëndrua biseda mes liderit demokrat Basha dhe zv.kryeministrit malazez Abazoviç.

“Interesi i Partisë Demokratike dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, ka qenë dhe mbetet permanent dhe gjatë bisedës së sotme konstatova me kënaqësinë më të madhe se përkushtimi i zëvëndës kryeministrit Abazoviç tashmë bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty dhe në tërësi nga qytetarët e Malit të zi, por edhe nga Partia Demokratike qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na përbashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi europian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për t’u anëtarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë”, tha Basha, ndërsa vlerësoi zëvendës kryeministrin e  i Malit të Zi, si një etalon i guximit për të modernizuar dhe vënë në funksion të qytetarëve politikën si një instrument ndryshimi.

Nga ana e tij Abazoviç ftoi liderët shqiptarë; presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozitës që të vizitojnë Malin e zi, për të punuar së bashku në të mirë të dy popujve.

“Unë e kam ftuar edhe zotin Basha, por gjithashtu edhe kryeministrin edhe presidentin që sa më parë të vizitojnë Malin e Zi. Çdokush është i mirëpritur, mendoj se sezoni turistik është nis shumë suksesshëm edhe në Shqipëri edhe në Mal të Zi, e cila është një mënyrë të ulim tensionet edhe gjithë së bashku dhe të punojmë për të mirën e popujve qoftë të Shqipërisë, qoftë të Malit të Zi”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy