Abazi: Vetëvendosja ka mundësi të fitojë 61 deputetë! Do garojë e vetme në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abazi: Vetëvendosja ka mundësi të fitojë 61 deputetë! Do garojë e vetme në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Ethem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi të fitojë 61 deputetë.

“Jemi para një situate kur ai vullnet popullor ka një mundësi të dytë të votojë për programin që mendon se mund ta çojë para Koosvën. Shumica e njerëzve, të gjitha partitë në Kosovë, Shqipëri, analistë po flasin për fitoren e padiskutueshme të LVV-së.

Për të dhënë edhe disa shifra, sot kishte dalë një sondazh i fundit, i cili e nxirrte LVV-në me 55 deputetë nga 100 deputetë të mundshëm për partitë shqiptare, ko pa marrë parasysh votën e diasporës.

Advertisement

Unë mendoj që LVV ka mundësinë të shkojë deri në 61 deputetë. Jemi duke folur për mundësinë e një rezultati historik që do të thotë një barrë dhe përgjegjësi e madhe për Kurtin me rezultate të tilla.”

I pyetur se nëse Vetëvendosja po përgatitet të shkojë vetëm kësaj radhe kundër të gjithëve Abazai pohoi se në këto zgjedhje VV do të garojë e tillë.

“Në fund do jetë prapë Këshilli I Përgjithshëm Kryesia e LVV që do të marri vendim për çështjen që lidhet me koalicionet parazgjedhore, por njëherë për njëherë, mundësia është aty, që Lëvizja të garojë e vetme dhe të marrë edhe 61 deputetë. ”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy