Anëtari i Komitetit të Ekspertëve, Andi Koraqi shpjegoi për “Quo Vadis” vendimin që universitetet të vijojnë mësimin online. Sipas tij, një vendim i tillë është marrë sepse studentët janë shumë aktivë dhe nëse rikthehen në auditorë, do të vijojnë rutinën e tyre normalisht.

 

I pyetur se pse edhe për studentët nuk reduktohen orët si për nxënësit e tjerë, zv/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë tha se ata kanë programe të ndryshme dhe kjo gjë nuk mund të mundësohet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mosha studentore është mosha më aktive. Ardhja e të gjithë studentëve në Tiranë krijon mundësinë e afrimit dhe që të harxhojnë më shumë kohë bashkë. Do të bëjnë jetën e tyre ditore dhe kjo është një nga arsyet pse është menduar që studentët të jenë në shtëpitë e tyre. Një arsye është mbipopullimi, arsye tjetër është koha e harxhuar me njëri-tjetrin. Studentët janë të detyruar të rrinë gjithë kohën në mësim. Maturantët dhe nxënësit i kanë orët shumë të reduktuara. Nuk do të kishte kuptim të reduktoheshin orët edhe për ta sepse kanë programe të tjera. Jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe të gjitha universitetet e tjera në botë janë në lockdoën total. Nëse ti shkon në restorant, ajo është totalisht zgjedhja jote, kurse në auditor do të shkosh dhe do të rrish gjashtë orë.”