A jeton në të njëjtin kulm me Monikën? Meta shuan dyshimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A jeton në të njëjtin kulm me Monikën? Meta shuan dyshimet

Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj për marrëdhënien e shumë komentuar me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse është larguar nga shtëpia, për shkak se Kryemadhi deklaroi se kanë “marrëdhënie të ngrira bashkëshortore”, Ilir Meta duke qeshur tha se janë çështje që nuk i përkasin politikës.

Pranvera Borakaj: Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhëniet me ju i ka të ngrira si bashkëshorte. Jeni larguar ju nga shtëpia?

Ilir Meta: Çështjet personale, familjare, nuk mendoj se janë çështje që i shërbejnë konventës dhe publikut. Duhet të jemi shumë të qartë në këtë drejtim. Unë jam larguar nga fenomeni i nepotizmit.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Që do të thotë jeni larguar apo jo?

Ilir Meta: E vërteta është që unë në politikë mendoj se nuk i përkas thjesht familjes time, por për atë kontribut, angazhim, investim që kanë bërë qindra dhjetëra shqiptarë për Ilir Metën, në radhë të parë, i përkas vendit.

Pranvera Borakaj: A ju mbështesin fëmijët në aksionin politik që keni ndërmarrë.

Ilir Meta: Unë gjithmonë i kam sugjeruar fëmijëve të mi që të qëndrojnë larg politikës. Politika në Shqipëri është pa rregulla loje, është shumë e rëndë. Unë nëse do të kthehesha mbrapsht nuk do t’i kisha hyrë politkës. Tani nuk dal dot sepse kam detyrime ndaj qindra mijëra njerëzve. Ilir Meta nuk i pret në besë shqiptarët. Shqipëria ka shumë patriotë, por i kanë nënvlerësuar rreziqet dhe iu kanë lënë shumë hapësirë njerëzve që nuk kanë atdhe./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy