Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e konfirmuan nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtari i saj për informim Përparim Kryeziu, hodhi poshtë zërat se Kurtit i është refuzuar viza amerikane.
“Nuk është e vërtetë”, u shpreh ai kur u pyet për refuzimin e vizës për Kurtin.
“Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha ai.
Advertisement