A e ndryshon vendimi i Kushtetueses rezultatin e 25 prillit? Përgjigjet Topollaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A e ndryshon vendimi i Kushtetueses rezultatin e 25 prillit? Përgjigjet Topollaj

Nga ana ligjore, ekziston një mundësi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e plotë të listave zgjedhore të ketë fuqi prapavepruese, duke ndikuar kështu rezultatin e 25 prillit.

 

Kështu u shpreh në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj. Megjithatë, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, Topollaj shtoi se gjasat janë të pakta që të ndodhë kjo. Ai sqaroi se vendimi do të jetë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme.

 

Advertisement

“Juridikisht, kemi ende mundësi që Gjykata Kushtetuese të shprehet dhe t’i japë fuqi prapavepruese vendimit të saj. Nëse do të bëjmë zgjedhje nesër apo nëse do t’i japim fuqi prapavepruese, lista është 100% e hapur. Tani që Gjykata Kushtetuese do të detyrojë Parlamentin që të hapin me të vërtetë listën, do të shikohet vullneti i tyre sesa i sinqertë ka qenë për hapjen e listave. Do të vlerësojmë sinqeritetin e tyre sa e kanë dashur vërtetë hapjen e listave. Me hapjen reale të listave do të kishim 28 deputetë të tjerë. Qytetarët e dinin që lista nuk është e hapur. Efekti do të ishte disafish. Vetëm me zbatimin e listës së hapur sot, do të kishim 28 deputetë të tjerë, imagjinoni sa i madh do të ishte efekti nëse qytetarët do të votonin në ditën e zgjedhjeve me lista të hapura.”

 

Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare ishin dy partitë që goditën në Gjykatën Kushtetuese herësin, duke kërkuar hapjen 100% të listave. Kërkesa e tyre u pranua të mërkurën nga gjyqtarët e Kushtetueses.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy