
Shkarkohet drejtori i Policisë Berat, Edmond Tarkaj.
Largimi i tij nga ky post vjen pas zbulimit të serës me kanabis, ku u sekuestruan 870 kg drogë, rast për të cilin Agjensia e Mbikqyrkes Policore ka nisur hetimet se mund të ketë pasur djeni punonjës policie e që nuk kanë raportuar pranë organeve kompetente.
Advertisement
Mësohet se në vend të tij emërohet Kastriot Skënderi. Deri më tani ai mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Policisë së Tiranës.