Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës nisi gjykimin e dosjes së tërmetit, për të cilën u akuzuan 18 persona për vepra të ndryshme penale. Në séance e pare, sic ben te ditur Vizion Plus, gjykata vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e prokurorisë së Durrësit, duke pranuar këtë të fundit me disa ndryshime. Pas kërkesës së palës mbrojtëse, gjykata pushoi cështjen në ngarkim të ish kreut të Aluiznit, Arben Isaku, ndërkohë që ka ndryshuar akuzën ndaj shtetasit Artur Terziu, pronar I lokalit “Barons” në pallatin që u shemb duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Gjykata vendosi pushimin e cështjes edhe për shtetasin Avdulla Osmani, pronar të ndërtesës “Tropikal” në zonën e Plazhit, raporton Vizion Plus. Gjatë shpjegimeve të prokurorëve të cështjes është argumentuar se 18 personat e akuzuar kanë konsumuar vepra penale të tilla si shpërdorim detyre dhe shkelje e normave dhe standarteve të ndërtimit që cuan në vdekjen e shumë personave në termetin e 26 nëntorit 2019. Me ndryshimet e gjykatës, tashmë janë 16 persona që akuzhen për vepra të ndryshme penale, në një kohë që prokurorisë iu deshën afro 8 muaj që të mbyllin hetimet dhe të dorëzojnë dosjen në gjykatë.