
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarët për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo ditë i takon vetëm të rinjve, ndërsa thekson se në vitin 2022 Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Advertisement
“Mirëmëngjesi dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.