Edhe këtë vit, nostalgjikët e periudhës komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha, kanë zhvilluar homazhet e tyre tek Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë. Me simbole komuniste që lartësojnë regjimin dhe Enver Hoxhën, ata kanë kryer homazhe në nder të këtij të fundit.
Nga ana tjetër, krerë të shtetit zhvilluan paralelisht homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.
Advertisement
Kreu i Shtetit, Bajram Begajt, kryeministri, Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shfaqën së bashku në homazhen e kryera.
Ndërkohë, opozita nuk iu është bashkuar socialistëve në këtë ceremoni.
Advertisement