77 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.

 

Nga “Ushtari i Panjohur” ku u zhvillua ceremonia për 77 vjetorin e Çlirimit të Tiranës nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën dhe sakrificën e të gjithë patriotëve shqiptarë që 77 vite më parë mposhtën armikun për të na katapultuar triumfues në një epokë të re, me një botë mes kombeve të lira e mbi të gjitha për të mishëruar peshën e aktit të unitetit dhe të bashkimit. Por ka edhe nga ato histeri që duan të na përçajnë, duke dashur të bëjnë bashkë periudhën e errët të komunizmit të pasluftës me periudhën e artë të bashkimit dhe të sakrificës së luftës anti-fashiste nacional çlirimtare. Ne si Parti Socialiste bashkë me qytetarët e drejtë që dimë të gjykojmë historinë mbi fakte dhe jo mbi thashetheme dhe llafe. Mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar për të ecur përpara në procesin e transformimit të Shqipërisë, të reformave të integrimit Europian si edhe ndërtimin e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe të barabartë”, nënvizoi Seferi.

 

Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj tha se Tirana është e të gjithëve, prandaj edhe kjo është një ditë shumë e veçantë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tirana nuk është vetëm e tiranasve, Tirana është e të gjithëve, prandaj kjo është një ditë e gëzuar dhe mua mu bë zemra mal që e shikoj këtë shesh me simbolikë të veçantë, të mbushur plot. Monumentin e “Ushtarit të panjohur” nuk e gjejmë vetëm në Tiranë, por e gjejmë në disa kryeqytete në Europës, kjo tregon saktësisht që lufta Nacional Çlirimtare nuk ishte thjeshtë një lufte e partizanëve, por ajo u bë një luftë e të gjithë popullit shqiptar”, u shpreh Felaj.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";