
Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve, në 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Meta, Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar të rënët në luftë. Ashtu si edhe sot, një ditë më parë në Vlorë d në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.
Advertisement
Shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.